Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rrëshkitja e masivit të dheut në Bashaj/ Ministri Vengu në terren: Punimet kanë hapur gjysmën e rrugës ekzistuese

schedule19:04 - 11 Janar, 2026

schedule 19:04 - 11 Janar, 2026

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka qenë në fshatin Bashaj, ku ka inspektuar nga afër ecurinë e punimeve të kryera nga mjetet e ushtrisë.

Vengu është takuar edhe me banorët e zonës, të cilëve u ka kërkuar të mos rrezikojnë jetën duke hapur rrugë provizore me mjete rrethanore, duke theksuar se shumë shpejt do të ndërtohet një rrugë paralele. Sipas tij, deri më tani punimet kanë arritur të hapin rreth gjysmën e rrugës ekzistuese.

Ndërkohë, gjatë mesditës së sotme kanë mbërritur në zonë edhe mjetet e tjera të ushtrisë, për të vijuar ndërhyrjen në terren dhe përshpejtuar normalizimin e situatës.



/ abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!