Rreshje dëbore rekord në Japoni: 1200 automjete të bllokuara në autostradë

schedule13:59 - 11 Janar, 2021

schedule 13:59 - 11 Janar, 2021

Për herë të dytë në më pak se një muaj, reshje të dendura dëbore kanë paralizuar veriperëndimin e Japonisë duke shkaktuar një ndërprerje të re të trafikut në autostradë, me më shumë se 1200 automjete të bllokuara në korsi të ndryshme.

Agjencia metereologjike kombëtare kishte paralajmëruar për një masë ajri të ftohti ekstrem në prefekturat e Kokuriku e Niigata, që në 5 të mëngjesit të së hënës prodhoi deri në 120 centimetra dëborë në qytetin e Toiama, 100 centimetra në Fukui dhe më shumë se një metër në Niigata, më shumë se gjysma e mesatares së sezonit. Forcat e mbrojtjes u detyruan të ndërhyjnë ditën e dielë për të lehtësuar korsitë kryesore në autostradë, ndërsa janë ndërprerë disa shërbime hekurudhore për trenat super të shpejtë mes Tokios dhe Kanazaua.

Agjencia paralajmëroi se moti i keq do të vijojë për gjatë gjithë ditës së hënë në rajonet bregdetare në veri lindje të arkipelagut, përgjatë detit të Japonisë, duke sinjalizuar mundësinë e aksidenteve, por dhe rrëshqitje dherash si pasojë e grumbullimit të sasive të mëdha të dëborës. Në një pjesë të vendit ka pasur dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Në mes të muajit dhjetor një situatë e ngjashme shkaktoi një paralizim të vendit për dy ditë.

Dy mijë automjete u bllokuan në autostradë duke shkaktuar një zinxhir prej 16 kilometrash. Në atë rast ndërhyri ushtria e vendit që furnizoi udhëtarët me ushqime, batanije dhe tualete të lëvizshme për ata që u detyruantë kaojnë natën në automjete./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!