Rreth 9 mijë banorë të Rrëshenit dhe disa fshatrave në Mirëditë kanë mbetur pa ujë.
Shkak është bërë një defekt i rëndë në linjën kryesore të ujësjellësit. Terreni dhe kushtet atmosferike vështirësojnë riparimin e defektit.
Ndërkohë ndërmarrja e ujësjellës-kanalizime në Lezhë nuk i ka kapacitetet e plota teknike për riparimin e menjëhershëm të dëmit të shkaktuar.
Aktualisht po punohet për sigurimin e ndihmës së nevojshme për zgjidhjen përfundimtare të situates.
Përmes zgjidhjeve alternative po bëhet furnizimi i pjesshëm me ujë të pijshëm për banoret e qytetit te Rrëshenit./abcnews.al

