Rrëqethëse/ Piloti i njofton gjatë fluturimit një 10-vjeçari se është shëruar nga kanceri

schedule18:06 - 12 Dhjetor, 2023

schedule 18:06 - 12 Dhjetor, 2023

Pasagjerët në një fluturim amerikan për në Orlando, Florida patën një moment tronditës kur piloti i tha me krenari një djali dhjetë vjeçar se ishte shëruar nga kanceri.

Dhjetë vjeçari Jacob po udhëtonte me prindërit e tij në Florida për të vizituar parkun e Disney-t.

Në një moment, ndërsa avioni kishte ngritur lartësinë, piloti mori mikrofonin për të bërë njoftimet e zakonshme. Mirëpo, gjërat nuk rrodhën ashtu… Piloti i Fluturimit 567 planifikoi të bënte disa njoftime të rëndësishme, për të qenë të saktë “për fluturimin më të paharrueshëm” që ka pasur ndonjëherë, dhe filloi të ndajë lajmin e mirë me pasagjerët.

Fillimisht ai njoftoi se mes tyre ishte një fëmijë shumë i guximshëm, Jakobi 10-vjeçar, të cilit i kërkoi të ngrinte dorën që ta shihnin të gjithë. Më pas ai përshkroi historinë e djalit të vogël, i cili ka qenë duke luftuar me kancera të ndryshëm për pjesën më të madhe të jetës së tij. Dy vjet më parë, Jacob u diagnostikua me kancer në tru, por ai “sfidoi të gjithë mjekët e tij”, tha piloti, duke shtuar, “Ai është një luftëtar dhe unë dua që ju t’i jepni atij një duartrokitje“, siç bënë pasagjerët e tjerë.

Por sot nuk po festojmë një udhëtim ëndrrash në Disneyland, po festojmë një mrekulli”, vazhdoi piloti i fluturimit.

Ankthi i pasagjerëve dhe kurioziteti i vogëlushit po rriteshin vazhdimisht. “Jakob, para se të niseshim morëm disa lajme që kam nderin dhe kënaqësinë t’i ndaj me ty,” tha piloti dhe u kërkoi pasagjerëve të nxirrnin kartonat që stjuardesat kishin lënë në xhepat e tyre. Menjëherë pas Jakobit dhe prindërve të tij, pasagjerët mbanin tabela shumëngjyrëshe prej kartoni që shkruanin: “Ti je pa kancer!”.

“Jakob, ti je një hero i vërtetë. Këto gjëra nuk ndodhin çdo ditë. Ne u informuam para se të niseshim se sipas analizave tuaja të fundit ju jeni të pastër nga kanceri!” njoftoi piloti me krenari dhe të gjithë shpërthyen në duartrokitje, ndërsa prindërit e tij përqafuan djalin e tyre, në lot gëzimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!