Rrëqeth motra e Merushes: Fëmijët ishin në varrim, por s’e dinin që po përcillnin nënën. Ish-burri: Pres ADN-në

schedule13:17 - 14 Prill, 2022

schedule 13:17 - 14 Prill, 2022

Vrasja e 30-vjeçares Merushe Hazizi nga vjehrri i saj në fshatin Vidhisht në Roskovec të Fierit, ka tronditur mbarë opinionin publik. Esmeralda, motra e viktimës tha për emisionin ‘Me zemër të hapur’ të moderatores Evis Ahmeti se fëmijët e të ndjerës ende nuk e kishin të qartë se nëna e tyre kishte ndërruar jetë. Esmeralda fajësoi Fatjonin në lidhje me gjithçka që i kishte ndodhur motrës së saj.

Cili ishte shkaku i ndarjes së Merushes nga bashkëshorti i parë?

Shkaktar që u nda nga burri Merushja është Fatjon Hoxha. Ai tha që jam beqar e skam fëmijë. Më tej doli gruaja me një fëmije 8 vjeç. Xhevahiri dhe Merushja nuk ka pasur njohje para se të njihej me Fatjonin. Prezantimi kur u lidhën me Fatjonin ishte shumë i acaruar Fatjoni dhe Merushja janë bashkë për 3 vite.

Lexo edhe: E vrau me thikë se nuk e donte për nuse, zbulohet motivi i krimit tronditës në Fier

A vinte gjatë kësaj kohe Merushja në shtëpi?

Dy vite nuk ka ardhur Merushja në shtëpi, së fundmi unë ndërhyra dhe nisën ta takonin.
Ne nuk e pranonim martesën me Fatjonin se e njihnim kush ishte ai dhe familja e tij. Fatjon Hoxha e mashtroi sa e ndau nga burri dhe fëmijët, ai ishte shkaktari i të gjithave. Të marrësh nusen ta mbyllësh me çelës e të ikësh në punë, nuk është zgjidhje.

Si e morët vesh lajmin e vdekjes së Merushes?

Lajmin e vdekjes së Merushes ma dha motra që është në fshat. kur kam vajtur unë ka ardhur ambulanca për ti çuar në morg. Lajmin saktësisht ma dha Fatjoni. Më tha babai më vrau Merushen. Përballje me Fatjonin pati, i thash më hoqe motrën nga duart. Më shihte në sy dhe qante.

Ditën e djeshme ka dalë detaji që policia ka qenë nën dijeni të asaj që mund të ndodhte.

Për faktin që policia ishte në dijeni, pse nuk na njoftoi ne familjarët e saj policia.

Lexo edhe: E rëndë në Fier, 61 vjeçari vret bashkëjetuesen e djalit dhe më pas var veten në pemë

Si u njoh me ish-bashkëshortin dhe cilat ishin marrëdhëniet me familjen e tij?
Babai i fëmijëve ka që kur është ndarë që nuk i ka parë fëmijët. Merushja nuk ka pasur probleme as me familjen e ish burrit dhe as me burrin. Fajtor është vetëm Fatjoni. Me ish bashkëshortin është njohur me mblesëri. Përse njoftimi për vdekjen e Merushes ishte pa foto? Gjithçka ka qenë nga tronditja dhe jo e qëllimshme.

Lexo edhe: La gruan me 1 fëmijë, mori Merushen me 3: Xhevairi ishte betuar për ta vrarë. Nga tradhtia e të birit te tragjedia me dy viktima

Ç’mund të thoni për faktin që Fatjoni nuk mori pjesë në ceremoninë mortore të Merushes por nuk mori pjesë në atë të atit?

Ai as nuk bëri kërkesë të merrte pjesë në funeral, por edhe nëse do ta bënte ne nuk do ta pranonim.

Keni menduar se çfarë do të ndodhë me fëmijët tani?

Fëmijët janë pjesa jonë, janë gjithçka për ne. Babait të tyre i urojmë gjithë të mirat por ata janë fëmijët tanë. Ata morën pjesë në varrim, por nuk e dinin që ajo që po çonin në banesën e fundit ishte nëna e tyre.

Po me fatin e fëmijëve çfarë do të ndodhë?

Ish-bashkëshorti i Merushe Hazizit, Anueli, sqaroi atë se çfarë do të ndodhte me 3 fëmijët pas vrasjes së Merushes. Anueli tha se do të kërkonte të kryhej analiza e ADN-së për dy fëmijët e fundit, pra për djalin e dytë dhe djalin e tretë, me të cilin Merushja ishte shtatzënë në kohën kur është larguar nga shtëpia e ish-bashkëshortit. Ai sqaroi se gjatë këtyre viteve ka falur me djemtë vetëm 2 herë, dhe mundësinë për të folur me ata ia ka dhënë kunati i madh. “Kam folur vetëm dy herë me djemtë. Më ka lënë të flisja kunati i madh. Kërkoj të bëhet ADN e dy fëmijëve të vegjël. Nëse dalin se janë të mijtë do mbaj përgjegjësi”, ka deklaruar ai. /BW

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!