Rrënimi i mureve të Liss-it, shkak tërmetet dhe grabitja e gurëve

schedule15:16 - 21 Nëntor, 2021

schedule 15:16 - 21 Nëntor, 2021

Nga Gjergj Figuri

Lashtësia e qytetërimit në Lezhë dëshmohet edhe përmes mureve fortifikuese të ndërtuar që në kohën e Ilirëve. Muret e qyteti që dikur quhej Liss u ndërtuan me me gurë ciklopik nga kalaja deri në breg të lumit Drin. Një pjese e gurëve prej erozionit dhe tërmeteve janë shembur. Specialisti i Kulturës Kombëtare, Ded Margjoni, tregon se si janë dëmtuar ndër vite pjesë të mureve ilire.

Kriteri themelor i ndërtimit të mureve të Liss-it është themeli, bazamenti shumë i fortë. Në këtë zone ku jemi ne, në pjesën veriore, gjeologjia e tokës është disi më e dobët me përmbajtje argjilore dhe ka sjellë shembjen e murit, nga këtu deri buzë lumit Drin”.

Shkatërrimi i mureve vazhdon dhe sot po këtë here nga njerëzit. Historian Paulin Zefi tregon se pas 1990 gurët janë marrë për ndërtimin e banesave.

“Pas 90 gurët u morën për ndërtime”.

Kur u vendosë gurët e pare të murit rrethues të Lis-it?

“Gurët e parë të murit janë vendosur gjatë kalimit nga Epoka e bronxit në Epokën e hekurit. Nga shekull e 13 ose 12 para Krishtit. Kulmin e shënoi në shekull e parë para Krishtit. Kemi 3 faza të ndërtimit atë Ilire, 2 faza Romake dhe fazën Bizantine”.

Për tu ndërtuar një fortifikim kaq madh mbi 2 km janë përdorur mijëra blloqe me gurë.

“Nga ekspeditat e arkeologëve ka rezultuar se janë përdorur 80 mijë blloqe ciklopike. Ka pasur dhe 12 porta. Porta poshtë është një ndëritim nga më të mëdhajat në rajon. Porta hyrëse ndodhet afër vendit ku prehet Gjergj Kastriot Skënderbeu. Qyteti ndahej në tre pjese kodrinore, e mesme dhe e Lis-i i poshtëm në breg. Matrialet janë gurë gëlqerorë. Është e çuditshme se s’dihet nga kanë ardhur këto gurë gëlqerorë. 80 mijë po ka dhe shumë të pazbuluara. Kam një hipotezë, duhet të ketë pasur gjurmë të gurorëve që mund të jenë zhdukur, janë mbuluar me bimësi apo nga ndërtimet, tregon historiani”.

Për historianin duket se qytetërimi i lashtë ka ende mister të pazbuluara kryesisht nëntokën e tij.

“As 5% nuk është zbuluar për Lis. Pak ekspedita janë kryer. Duhet të vazhdohet me ekspedita që të zbulohet Lisusi antik”.

Specialisti i Kulturës Kombëtare, Ded Margjoni thekson se nevoja për të mbrojtur historinë duhet të nisë me rivitalizimin e mureve ilire. Ato duhet të mirëmbahen sepse rrënimi vazhdon.

“Do doja që vizitorët të zbrisnin dhe të ndiqin gjithë itinerarin e 2.2 km fortifikim. Deri më sot s’është bërë e mundur për shkak të zhvillimit urban të qytetit. E shoh të vështirë po jo të pamundur. Mund të bëhet me tarraca me trase lëvizëse”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!