Rrënimi i kalasë mesjetare në Lezhë, gurët rrezikojnë të zënë poshtë banesa

schedule19:10 - 19 Tetor, 2020

schedule 19:10 - 19 Tetor, 2020

Kalaja mesjetare e Lezhës po shkatërrohet nga dita në ditë. Në reshjet e fundit, muri veriperëndimor pati shembje te konsiderueshme. Rrëzimi i murit të radhës solli në kujtesë edhe një problem tjetër, rrezikun që kanë banorët, shtëpitë e te cilëve ndodhen poshtë kalasë.

Dy prej këtyre gurëve iu afruan shtëpive, por fatmirësisht nuk prekën asnjë prej tyre. Specialisti i Trashëgimisë Kulturore për Lezhën Dede Margjoni kërkon ndërhyrje të shpejtë për të shmangur jo vetëm rrënimin e mëtejshëm të kalasë por edhe jetët e banorëve.

Kjo ishte më seriozja për faktin se dëmi është më i madh dhe rrezikon banesat të cilat janë poshtë këtij muri. Sapo e kemi konstatuar. Janë njoftuar të gjitha institucionet. Ka pasur përgjigje se do merren masa urgjente”, thotë ai.

Shembja e mureve te kalasë është një fenomen që përsëritet sa herë ka reshje shiu. Ndërhyrjet e bëra kane evituar rrëzimin e mureve që janë prekur nga shembja por jo eliminimin  e tyre. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!