Duket të jenë në super formë mbrëmjen e kësaj të hëne, me “Legjionarët” e Kombëtares sonë që kanë arritur të gjejnë edhe golin e tretë të sfidës, në miqësoren e parë të qershorit, ndaj përfaqësueses së Lihtenshtejnit.
Nga një rrëmujë në zonën kundërshtare përfiton “ylli” i “Kuqezinjve”, Ernest Muçi, i cili me portën e boshatisur nuk e ka aspak problem të shtyjë topin, duke regjistruar emrin e tij në listën e golashënuesve. Rezultati shkon në 3 me 0. /i.m /abcnews.al