Rrëmbimi i policëve/ Ish ministri i Jashtëm: Pasojë e krizës së shkaktuar nga Kurti, shtohet rreziku për konflikt

schedule17:40 - 14 Qershor, 2023

schedule 17:40 - 14 Qershor, 2023

Ish ministri i Jashtëm i Kosovës, Anton Berisha tha se rrëmbimi i tre policëve në veri është pasojë e krizës politikë të shkaktuar nga qeveria Kurti. në një intervistë për “Neës Line” në ABC News, Berisha theksoi se ekziston rreziku që tensionet në veri të përshkallëzohen në konflikt.

“Kjo ngjarje është pasojë e krizës politike të shkaktuar nga Kurti sepse Serbia gjithmonë është e gatshme me krijuar probleme por maturia politike kosovare që nga ’91 ka qenë shmangia e situatave të panevojshme të krizës duke parë parasysh historinë dhe destruktivitetin e Serbisë.

Dhe Serbia duke parë rrjedhën e ngjarjeve të izolimit ndërkombëtar të Kosovës, ka shfrytëzuar momentin. Kjo e vështirëson situatën dhe paraqet rrezik të një konflikti më të rëndë sesa situata aktuale. Qeveria Kurti ka arritur të mobilizojë 27 vende evropiane për të marrë masa kundër qeverisë së Kosovës dhe kjo është një vetëmbytje, vetëvrasje e politikës së kësaj qeverie.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!