Rrëmbimi i Jan Prengës, Operacioni Forca e Ligjit heton pasurinë e Altin Hajrit

schedule11:11 - 3 Shkurt, 2020

schedule 11:11 - 3 Shkurt, 2020

Operacioni Forca e Ligjit do ta nisë punën me fillimisht me pasurinë e Altin Hajrit, një person me precedentë të theksuar penale në trafikun e narkotikëve. Lajmin e bëjnë të ditur burime për “Abc News”, të cilat thonë se fillimisht do të jenë rreth 250 subjekte të këtij operacioni.

Mësohet se operacionet e para do kryhen ne qytetet kryesore ku ka influence krimi. Sipas ligjit, SPAK-u kryen verifikim brenda 15 ditesh dhe Gjykatës i duhet po aq kohë për të vendosur nëse personit të dyshuar se e ka përfituar pasurinë me burime të paligjshme, do t’i konfiksohet ose jo, pasuria.

Hetimet do kryhen fillimisht për pasuritë e personave me rekorde kriminale qe dyshohet se e kanë vënë nga aktiviteti në fushën e narkotikëve. Në sitë do kalojnë edhe adoleshentë, të moshuar, kompanitë e ndërtimit, që nuk justifikojnë pasuritë e tyre. Të dyshuarit duhet të plotësojnë një formular për deklarimin e burimit të pasurisë brenda 48 orëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!