Rrëmbimi i Jan Prengës, mbetet në burg Ardian Doçi: Çfarë tha në gjykatë

schedule17:52 - 7 Shkurt, 2020

schedule 17:52 - 7 Shkurt, 2020

Gjykata Penale e Tiranës i ka komunikuar masën e sigurisë “arrest në burg” Ardian Docit, i dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Doçi ishte shpallur në kërkim në fillim të shkurtit bashkë me Aldo Majnishtën dhe Artan Doçin, anëtarë të grupit Dukagjini pjesëmarrës në ngjarjen e 17 janarit.

Gjatë zhvillimit të seancës, Ardian Doçi ka mohuar të ketë lidhje me rrembimin duke përdorur si albi udhëtimin jashtë vendit. Gjithashtu ai tha se nuk qenë i dënuar. Pasi policia  i sekuestroi banesën, Ardian Doçi u rikthye në Shqipëri dhe iu dorëzua autoriteteve në pikën kufitare të Hanit të Hotit.

Atij iu sekuestrua banesës dykatëshe në lagjen ‘Bleran’, të njësisë administrative Rrethina, tre automjete dhe një motor. Emri Ardian Doçit, doli nga dëshmia e Festim Bezhdilit, i cili tregoi se turpin e pajetë të Jan Dodë Prengës ja kishte dhënë Altin Hajrit dhe dy personve më mbiemër Doci. Gjykata ka vendosur ndaj personave  te dyshuar për këtë ngjarje masen e sigurisë arrest me burg në mungesë. Sipas burimeve nga hetimi, urdhri për rrëmbimin e 49 vjeçarit  është dhënë nga Gramoz ose Dritan Rexhepi allias Lulzim Murataj në nje burg në Ekuador, i njohur si bosi i kokainës, të cilën e ka fshehur grupi i Astrit Prengës, vëllait te viktimës. Biznesmeni Gentian Doçi së bashku me dy kushërinjtë Martin Bleta e  Korado Gështenja, që konsiderohen si krahu i djathtë i tij, kanë luajtur  një rol kyç në këtë ngjarje. Doçi, sipas prokurorisë, e ka kërcënuar Prengën me jetën e të vëllait nëse nuk dorezonte 300 kg kokainë në destinacion. Ndërkohë më herët gjykata ka lënë në burg edhe 5 persona të tjerë te arrestuar për ngjarjen , ndërsa policia ende nuk ka gjetur trupin Jan Prengës./abcnews.al