“Rrëmbimi i Jan Prengës”, dita kur vendos gjykata për grupin që rrëmbeu dhe zhduku pengun

schedule11:35 - 20 Shkurt, 2020

schedule 11:35 - 20 Shkurt, 2020

Gjykata e Posaçme e Apelit do të bëjë ditën e neserme (e premte) rivlerësimin e masës së sigurisë për autorët e dyshuar në pengmarrjen, dhunimin deri në vdekje dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Gjykata e Tiranës shpalli moskopetencë për këtë dosje, pasi u konstatua se kemi të bëjmë me një grup të struktuar kriminal, ndaj hetimet i kanë kaluar SPAK-ut. Prokurorët që po merren me dosjen janë Altin Dumani dhe Behar Dibra. Burimet thanë se prokurorët do të kërkojnë sërish arrest me burg për 6 të personat e dyshuar, që u arrestuan disa ditë pas ngjarjes së rëndë.

Të arrestuar për ngjarjen e rëndë janë: Bajram Hajri, Leonard Hajri, Elton Hajri, Olsi Turja, Festim Bezhdili dhe Ardian Doçi.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se 2 grupe kriminale në Shkodër dhe Shijak bashkëpunuan me njëri-tjetrin për të marrë peng Jan (Dode) Prengen në Kamez me 17 Janar, pasi vellezërit e tij në Angli ishin të ngatërruar në pazaret e drogës. /abcnews.al