Rrëmbimi i avionit nga Lukashenko, sanksionet e mundshme të BE-së ndaj Bjellorusisë

schedule15:52 - 24 Maj, 2021

schedule 15:52 - 24 Maj, 2021

Vendet perëndimore kanë dënuar veprimin e udhëheqësit të Bjellorusisë, në të cilin një avion i Ryanair bëri ulje të detyruar pas udhrit të Lukashenko-s. Avioni nga Athina në Vilnius, Lituani, u detyrua të ulej në Minsk dhe besohet se Presidenti i Bjellorusisë Aleksandr Lukashenko  urdhëroi personalisht një avion luftarak që të detyronte avionin që mbante rreth 170 pasagjerë të ulej.

Sot, në ditën e parë të samitit në Bruksel, 27 udhëheqësit do të diskutojnë mbi vendosjen e sanksioneve të mundshme ndaj Bjellorusisë. Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel tha në një deklaratë se incidenti nuk do kalonte pa u ndëshkuar.

Në të njëjtën kohë, BE po bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të gazetarit Roman Protasevic. Sipas burimeve diplomatike, propozimet specifike për sanksione kundër Bjellorusisë janë diskutuar tashmë,  por cilat janë sanksionet e mundshme të BE-së?

Së pari, hetimi i ICAO(Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil)  për çdo shkelje të rregullave ndërkombëtare të aviacionit

Së dyti, po diskutohet bllokimi i hapësirës ajrore bjelloruse nga linjat ajrore europiane

Së treti, ndalimi i uljes së linjës ajrore bjelloruse, Belavia, në territorin e BE-së

Së katërti, ndalimi në pikat e kalimit kufitar, nga Bjellorusia në BE.

Ekziston gjithashtu  mundësia që të merret në konsideratë forcimi i sanksioneve ekzistuese kundër Bjellorusisë. Rikujtojmë se vendosja e sanksioneve të reja kundër Bjellorusisë, kërkon unanimitet nga shtetet anëtare të BE-së./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!