“Rrëmbim jo miqësor i pushtetit”, ministri turk-Trump: E gabuar të mendosh se Turqia do të sundojë Sirinë pas luftës

schedule07:48 - 19 Dhjetor, 2024

schedule 07:48 - 19 Dhjetor, 2024

Turqia ka hedhur poshtë deklaratat e presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, se fitorja e aleancës rebele në Siri këtë muaj ishte një “rrëmbim jomiqësor i pushtetit” në Damask nga Ankaraja.

“Do të ishte një gabim serioz të quash atë që po ndodh në Siri një rrëmbim pushteti nga Turqia”, tha ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan për Al Jazeera. “Për popullin sirian, nuk ka pasur kapje të pushtetit. Është vullneti i popullit sirian që po merr pushtetin sot”, shtoi ministri turk.

Ish-presidenti sirian Bashar al-Assad u arratis në Rusi pas forcat rebele morën kontrollën e disa qyteteve kryesore. Që kur shpërtheu kryengritja kundër presidentit Assad në vitin 2011, Turqia është parë si një mbështetëse kryesore e forcave që kërkojnë ta rrëzojnë atë. Turqia hapi derën për opozitën siriane, mirëpriti miliona refugjatë sirianë dhe mbështeti grupet e armatosura që e luftonin atë.

Për kreun e diplomacisë turke, megjithatë, do të ishte gabim të supozohej se Turqia do të jetë fuqia që do të qeverisë Sirinë pas luftës.

“Kjo është gjëja e fundit që do të dëshironim (…) Ne nxjerrim mësime të rëndësishme nga ajo që po ndodh në rajonin tonë, sepse kultura e dominimit është ajo që shkatërroi rajonin tonë. Kjo është arsyeja pse bashkëpunimi është thelbësor. Jo sundimi turk, jo sundimi iranian apo sundimi arab, por bashkëpunimi. Solidariteti ynë me popullin sirian nuk duhet të karakterizohet apo përkufizohet sot sikur ne të sundonim Sirinë. Mendoj se do të ishte gabim”, tha ai.

Në të njëjtën intervistë, ministri i jashtëm turk paralajmëroi udhëheqësit e rinj të Sirisë se qeveria e tij pret që ata të kthehen kundër forcave kurde në vend, të cilat Ankaraja i përshkruan si “terroriste”.

Ai shtoi se vendi i tij nuk do të kishte asnjë arsye për të ndërhyrë ushtarakisht në vendin e tij fqinj nëse udhëheqja e re siriane e trajton çështjen “korrekt”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!