Një 22 vjeçar afgan ka rrëmbyer një 15 vjeçare në Greqi, mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur të martën ku e mitura ishte larguar pa lejen e nënës së saj nga shtëpia. Gjetja e saj është bërë e mundur nga policia në një hotel në zonën e Omonias.
15 vjeçarja është gjetur pasditen e së mërkurës së bashku me 22-vjeçarin afgan në hotelin Omonia ku kishte kaluar natën pa pëlqimin e saj.
Policia, pasi u njoftua nga nëna, arrestoi të huajin, shtetas afgan, tek i cili u gjetën edhe 48 pako për vendosjen e drogës.
Afgani është akuzuar për rrëmbim dhe shkelje të ligjit për substancat e varësisë pasi i janë gjetur dhe 320 euro nga trafiku i drogës. /abcnews.al