Rrëmbeu fëmijën, e vrau dhe e groposi, banorët: Fqinji vrasës është drogaxhi

schedule19:03 - 16 Nëntor, 2021

schedule 19:03 - 16 Nëntor, 2021

“ABC” ka zbardhur detaje të reja nga ngjarja makabre që ndodhi pasditen e sotme në një fshat të Fierit, ku një person rrëmbeu një fëmijë 8-vjeç më pas e vrau dhe e mbuloi me baltë në shtëpinë e tij për ta zhdukur.

Lexo edhe: Kush është autori i vrasjes së fëmijës në Fier, në 2006 rrëmbeu dhe torturoi fqinjën adoleshente

Banorët e fshatit Greçalli u shprehën se fqinji që kreu krimin, Klodian Çalamani 38-vjeç ishte përdorues droge dhe autor i një tjetër pengmarrje. Disa vite më parë ai kishte marrë peng edhe një vajzë 16-vjeçe. Ngjarja e sotme ishte një tragjedi e paralajmëruar.

Por si ka ndodhur ngjarja e sotme?

Sipas policisë rreth orës 15:30 nëna e fëmijës me inicialet F. V. ka bërë denoncim se djali 8-vjeç nuk ishte kthyer në banesë.

Policia ka nisur kontrollet në terren dhe në bazë të dyshimeve ka kontrolluar shtëpinë e fqinjit Klodian Çalamani ku brenda saj ka gjetur trupin e pa jetë të fëmijës dhe të mbuluar me baltë.

Çalamani është arrestuar nga policia, ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të plota të ngjarjes së rëndë.

Hetuesit po marrin edhe dëshmitë e familjarëve nëse kishin konflikte me autorin.

Grupi hetimor dhe forca të shumta policie ndodhen në fshatin Greçalli për të zbardhur ngjarjen.

/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!