Rrëmbehet kundërshtarja e Lukashenkos, persona të maskuar e futën me forcë në një furgon

schedule14:37 - 7 Shtator, 2020

schedule 14:37 - 7 Shtator, 2020

Është rrëmbyer në Minsk, Maria Kalesnikova, një nga figurat kryesore të opozitës bjelloruse.

Sipas raportimeve të mediave, ajo u rrëmbye ditën e sotme nga disa persona ndërsa ndodhej përpara Muzeut Kombëtar të Artit në Minsk.

Ekipi i saj, në një deklaratë tha se Kolesnikova dhe pjesëtarë të stafit të saj si Ivan Kravtsov dhe Anton Rodnenkov mbeten ende “jashtë radarëve” ndërsa shtuan se “avokatët janë duke i kërkuar.”

Sipas dëshmitarëve nga vendngjarja Kalesnikova-n e futën me forcë në një furgon dhe nuk dihet më gjë për fatin e saj.

38-vjeçarja njihet nga të gjithë si kundërshtarja e Aleksandër Llukashekos. Javët e fundit ajo ishte kthyer në simbolin e protestave më Minsk. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!