Rreh kunatën, e pëson 51 vjeçarja në Librazhd

schedule10:52 - 7 Maj, 2022

schedule 10:52 - 7 Maj, 2022

Një 51 vjeçare është proceduar penalisht në Librazhd pasi akuzohet se ka dhunuar fizikisht kunatën e saj.

Policia bën me dije se shtetasja me iniciale F. L., 51 vjeçe, banuese në fshatin Zdrajsh, Librazhd, akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj kunatës së saj, shtetases Sh. L.

“F. L., 51 vjeçe, banuese në fshatin Zdrajsh, Librazhd, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj kunatës së saj, shtetases Sh. L’, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!