Problemet me të cilat u përballen mijëra përdorues në mbarë botën në platformat e Meta, Facebook, Instagram dhe Messenger kanë nisur të zgjidhen.
Pasi kaloi një orë dhe përdoruesit e rrjeteve sociale nuk ishin në gjendje të hynin në llogaritë e tyre, ata filluan ngadalë t’i zgjidhnin këto çështje.
Facebook, Messenger dhe Instagram duket se është kthyer në normalitet.
“Ne jemi të vetëdijshëm se njerëzit kanë probleme me aksesin në shërbimet tona. Ne po punojmë për këtë tani”, tha më herët zëdhënësi i Meta, Andy Stone në një postim në rrjetin social X./abcnews.al