Rregulli i Mayday: Çfarë është dhe sa e përdorin njerëzit me EQ të lartë

schedule15:17 - 10 Tetor, 2022

schedule 15:17 - 10 Tetor, 2022

Inteligjenca jonë emocionale (EQ) është shumë më e fuqishme, sipas ekspertëve, sesa IQ dhe mund të zbulohet nga gjuha jonë e trupit te fjalët që zgjedhim. Provat janë aty dhe gjithçka që duhet bërë është t’i vërë re.

Një person me një EQ të lartë përdor fjalët e duhura për të bindur audiencën e tij dhe rregulli i Mayday është fillimi i të gjithëve. Shumica e njerëzve mendojnë se ka të bëjë me “ndihmën” që i nevojitet dikujt në rast urgjence. Por rregulli ka një kuptim krejt tjetër dhe do të thotë që njerëzit me inteligjencë të lartë emocionale dinë mirë të bindin ata që i rrethojnë, jo aq me argumente, por me një fjalim të thjeshtë dhe efektiv.

Ka dy mënyra se si mund ta zbatoni rregullin për t’u bërë më bindës në punën dhe marrëdhëniet tuaja. Mënyra e parë ju thërret të “shihni” me sytë e të tjerëve, duke kuptuar reagimet e tyre emocionale, ndërsa mënyra e dytë dhe më e lehtë, është të dini se si të vendosni diçka ose jo, në mënyrë që të provokoni reagime emocionale, edhe kur ka dhe nuk ka fare kohë për këtë.

Përdorimi ose shmangia e fjalëve të caktuara është rruga më e lehtë pasi tregon se ju e keni zhvilluar inteligjencën tuaj emocionale në atë masë sa mund të frymëzoni edhe të tjerët. “Faleminderit për mirëkuptimin”, “Më falni, mund të më thoni më shumë?”.

Këto janë dy fraza për shembull, që tregojnë respekt dhe mirënjohje ndaj të tjerëve, duke pasur një fuqi të madhe pas përmbajtjes së tyre. Ato shkaktojnë reagime pozitive dhe sjellin rezultatin që synoni, duke arritur çdo qëllim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!