Edhe në situatat më stresuese, disa sekonda mund të jenë të një rëndësie të madhe dhe mund të zgjidhni një problem të madh. A keni menduar se çfarë do të ndodhte nëse do të bënit një pushim të shkurtër prej disa sekondash përpara se të zgjidhni ndonjë problem, sado i pakëndshëm të ishte?
Mel Robins në librin e saj “Rregulli i 5 sekondave” shpjegon se si mund ta bëni jetën më të lehtë në pak sekonda. Kjo teknikë sugjeron që të numëroni nga 5 në 1 kur duhet të filloni të bëni diçka që nuk ju pëlqen. Për shembull, kur bie alarmi, numëroni 5-4-3-2-1 me veten dhe më pas ngrihuni.
Mund të duket qesharake, por shumë që kanë provuar rregullin e 5 sekondave në shumë momente të jetës që nuk janë të këndshme, thanë se funksionon. Ky libër përshkruan qindra mënyra se si njerëzit përdorin rregullin e 5 sekondave për të përmirësuar jetën e tyre dhe të gjithë ata vërtet motivojnë.
Është një ide e thjeshtë, por me të vërtetë funksionon për dy arsye: Së pari, kur numëroni nga 5 në 1, përgatiteni për ndonjë veprim, për të përfunduar diçka. Kur thua 1, është si t’i thuash vetes “Fillo” ose “Shko”. Numërimi mbrapsht shpesh lidh trurin e njeriut me veprimin.
Një arsye tjetër është se ju nuk dëshironi të gënjeni veten. Kur thoni se do të veproni në fund të numërimit 5-4-3-2-1, do të ndiheni të motivuar për të filluar. Kjo nxitje mjafton për të bërë një përpjekje dhe për të filluar të bëni diçka.
Ky rregull mund t’ju duket i çuditshëm, por pjesa më e vështirë e çdo detyre është fillimi. Kjo është arsyeja pse rregulli i 5 sekondave mund t’ju ndihmojë të motivoni dhe të jetoni më mirë. /abcnews.al