Nëse nxitoni gjatë ditës dhe ndiheni sikur diçka mbetet gjithmonë e papërfunduar, ekziston një rregull që premton t’ju shtojë inteligjencën dhe produktivitetin, duke ofruar sukses në çdo fushë të jetës tuaj.
“Rregulli i 3” është përcaktuar nga autori Chris Bailey kështu: “Në fillim të çdo dite, para se të shkoni në punë, mendoni se cilat tre gjëra dëshironi të keni arritur deri në mbrëmje. Bëni të njëjtën gjë në fillim të çdo jave”.
Ky është një rregull i thjeshtë por në të njëjtën kohë i ndërlikuar që për ta zbatuar në mënyrë korrekte, duhet të riformuloni produktivitetin në mendjen tuaj. Produktiviteti nuk do të thotë të bësh më shumë gjëra, por thjesht të bësh gjërat e duhura. Dhe kjo është më e vështirë se sa mendoni në aplikimin e saj.
Përfitimet e “rregullit të 3” janë të shumta dhe nëse jeni mësuar të vendosni automatikisht rutinën tuaj të përditshme, nuk do t’i qëndroni besnik. Pra, gjithçka që duhet të bëni është të shkruani tre gjërat që duhet të bëhen dhe të vendosni të gjithë energjinë dhe përqendrimin tuaj atje, duke lënë pas pjesën tjetër që duhet të bëni mekanikisht.
Çdo herë theksoni atë që ka përparësi dhe bëni një plan. Ky rregull mund të jetë i dobishëm për ju në biznes, familje, kudo që mendoni se nuk keni kohë të mjaftueshme për të bërë gjithçka që duhet të bëni.
Mjafton të shpenzoni 15’-20’ në ditë për të bërë planin e ditës së nesërme, gjithmonë duke u udhëhequr nga “rregulli i artë”./abcnews.al