Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike Rafael Mariano Grossi ka bërë të ditur ditën e sotme se do të drejtojë një mision në centralin bërthamor të Çernobilit në Ukrainë.
“Do të kryesoj një mision asistence dhe mbështetjeje të IAEA-s për energjinë bërthamore të Çernobilit sa më shpejt të jetë e mundur. Do të jetë i pari në një seri misionesh të tilla për sigurinë bërthamore në Ukrainë”, shkroi Grossi në Twitter.
Grossi tha se IAEA ka rënë dakord me Ukrainën dhe Rusinë për të ndihmuar në sigurinë e centraleve bërthamore në Ukrainë.
Ai u tha gazetarëve në Vjenë të premten se IAEA ka dorëzuar disa pajisje në Ukrainë dhe ka diskutuar dërgimin e stafit për të ndihmuar autoritetet ukrainase.
“Ne ramë dakord që të kemi një mekanizëm të ndihmës së shpejtë në rast se krijohet ndonjë situatë. Po krijojmë një mekanizëm ku mund të dërgojmë një ekip për të vlerësuar dhe për të ndihmuar pothuajse menjëherë.” /abcnews.al/