Një 42-vjeçare ka denoncuar në policinë e Elbasanit një 45-vjeçare, pasi kjo e fundit e ka filmuar pa pëlqimin e saj. Si pasojë, 45-vjeçarja po procedohet penalisht.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen 45 vjeçe, pasi dyshohet se ka regjistruar me video një 42-vjeçare, pa pëlqimin e saj“, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./abcnews.al