Në korrik të 2019-ës, gjykata eklesiastike vendosi të aplikojë dënimin më të lartë të parashikuar për një rast të tillë, heqjen e statusit të klerikut.
Tashmë për ish priftin dhe kapelanin e dioqezës së Lion, Bernard Preina, 74 vjec, i akuzuar për abuzim me të miturit në periudhën 1971 – 1991, ka nisur një proces i ri gjyqësor para gjykatësve të gjykatës penale.
Në seancë ishin të pranishëm 15 palë civile, mes të cilëve 10 viktima të abuzimeve të tij. Nga dëshmia e tij rezultoi se ai kishte abuzuar ndaj katër deri në pesë fëmijë në javë, veçanërisht gjatë fundjavave.
I përballur e akuzat, ish prifti u shpreh se gabimisht kishte kuptuar se ndoshta dhe fëmijët ishin dakord me ato që ndodhnin.
Që nga momenti i parë, ai nuk i ka mohuar asnjëherë akuzat por ka pranuar menjëherë fajin.
Bernard Preinat rrezikon deri në 10 vjet burg./abcnews.al