Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rrëfimi që po çmend rrjetin! Blogerja e njohur shqiptare u ‘përgjysmua’, hoqi 51 kilogramë në 18 muaj

schedule11:36 - 14 Nëntor, 2025

schedule 11:36 - 14 Nëntor, 2025

Në studion e ABC të Mëngjesit, ishte këtë të premte Nensi Kola, ish-avokate, blogere, influencuese e njohur dhe nënë e një djali, e cila rrëfeu sfidën e jetës së saj: betejën me peshën pas lindjes, luhatjet hormonale, të qarat, bullizmin dhe transformimin e plotë trupor që sot e ka kthyer në një frymëzim për mijëra gra.
Pas lindjes me operacion të djalit, Nensi humbi automatikisht 15 kg. Mirëpo presioni familjar, lodhja e pas lindjes dhe streset hormonale e çuan drejt një periudhe ku ushqimi u bë ngushëllim.
“Mamaja dhe vjehrra më thonin të haja gjithçka që të më vinte gjiri. Ua plotësova dëshirën… dhe merrja kilogramë.”
Brenda pak kohësh, pesha shkoi deri në 110 kg, një shifër që Nensi e pranon se “nuk ishte normale për të”, sidomos për një njeri që kishte qenë gjithmonë në formë të mirë fizike.
Kur ndaloi gjidhënien, trupi i saj nisi të reagonte. Me vendosmëri të hekurt, filloi: të hiqte vaktin e darkës, të eliminonte ëmbëlsirat dhe brumërat, të shtonte ecjet dhe aktivitetin fizik dhe më pas, hap pas hapi, të fuste ushtrime të thjeshta.
“Më dhimbte i gjithë trupi. Por me stërvitje humba 22 kilogramë.”
Por rruga nuk ishte e drejtë: kishte luhatje, dite abuzimi me ushqimin, rikthime të vogla.
“Kisha kriza hormonale, abuzoja… por e kapja veten shpejt.”
Ka patur edhe ditë të qara:
“Familjarët hanin ushqimet e tyre të preferuara… ndërsa unë jo.”
Por vullneti dhe dëshira ishin më të forta se çdo tundim.
Humbja totale: –51 kg në 18 muaj dhe pa palestër deri vonë
Në 18 muaj, Nensi arriti të humbasë 51 kilogramë vetëm me disiplinë, dietë të kontrolluar dhe aktivitet të moderuar.
Sot, Nensi Kola është një nënë e përkushtuar, një grua që e ka rindërtuar veten dhe një profesioniste që ka zgjedhur modelingun dhe make-up artistikën mbi karrierën e avokatisë.
Ajo është një grua që nuk ka frikë të rrëfejë rrëzimet, dhimbjet, turpin, luhatjet, të qarat, sepse çdo kilogram i humbur ka qenë një betejë e fituar…

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!