Rrëfimi i trishtuar i një babai që humbi gruan dhe foshnjen nga granata ruse: E gjithë bota ime u shkatërrua

schedule16:27 - 25 Prill, 2022

schedule 16:27 - 25 Prill, 2022

Një ditë më patë mediet ukranase raportuan se ga granatimet ruse në Odesa humbën jetën 8 persona, mes  tyre edhe një nënë bashkë me foshnjen e saj 3-muajshe.

Valeria Hlodan dhe Kira mbetën të vrara.

Burri i Valerias, Yuriy Glodan ishte në dyqan kur mori vesh lajmin e shpërthimit.

Në hyrje të pallatit të tij, ai i bërtiti një polici për ta lejuar të hynte brenda ndërtesës që po digjej.

Kur arriti në shtëpi, gjeti trupin e gruas së tij dhe nënës së saj të vrara nga një raketë ruse, e cila kishte rënë në katin e poshtëm të pallatit.

Trupi i foshnjes 3-muajshe Kira u zbulua më vonë.

Ditën e djeshme, Yuri po mundohe të shpëtonte në ndërtesën e shkatërruar të vetmet gjëra që mund t’i mbeteshin kujtim.

Albume fotografike, koleksioni i qeseve me sheqer të gruas së tij, shënime të shkruara me dorë. Ai gjeti karrocën e fëmijës së tij copë-copë.

“Nëse i lë gjërat në banesë, do të bëhen plehra dhe njerëzit do t’i hedhin”, tha ai për BBC. 

“Dua t’i mbaj për kujtimet e mia”.

Ai dhe Valeria ishin çift prej 9 vitesh.

Lexo edhe: Sulm me raketa në Odesa, humb jetën nëna bashkë me foshnjën në krahë

“Ajo mund të gjente gëzim në çdo gjë. Odesa ishte qyteti i saj i preferuar. Ajo punonte si PR dhe mund të komunikonte me shumë njerëz, t’i kuptonte ata. E admiroja se sa shkrimtare e mirë ishte,” tha ai.

“Ishte një nënë e shkëlqyer, shoqe, me të gjitha cilësitë e mira. Do të jetë e pamundur për mua të gjej dikë si Valeria. Ajo ishte perfekte. Një person i tillë mund të vijë vetëm një herë në jetë”, tha ai.

Kira kishte lindur në fund të janarit, vetëm një muaj para fillimit të luftës.

Yuri i tregoi gazetares së BBC fotot e foshnjë së tij, të cilat i ruante në telefon.

“Ne ishim shumë të lumtur kur ajo lindi,” thotë 

“ Është shumë e vështirë për mua të pranoj tani që vajza dhe gruaja ime nuk janë më këtu. E gjithë bota ime u shkatërrua dje nga një raketë ruse.”

Ai dëshiron që bota të dijë për atë që ka ndodhur me familjen e tij./abcnews.al/

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!