Rrëfimi i rojës që u përlesh me rusin në Uzinën e Gramshit: Kishim djegie në sy dhe gjoks, por e mbajtëm shtetasin e huaj deri sa erdhi policia

schedule10:10 - 24 Gusht, 2022

schedule 10:10 - 24 Gusht, 2022

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga incidenti me 2 rusët dhe ukrainasin në Uzinën e Gramshit mbrëmjen e së shtunës.

Në dosjen e Prokurorisë janë zbardhur rrëfimet e rojeve të uzinës, që u përleshen me rusët dhe ukrainasin.

“Ndjemë djegie në sy, marrje mëndësh dhe djegie të gjoksit dhe supeve, por e mbajtëm shtetasin e huaj deri sa erdhi policia”, ka thënë Aldo Bici, njëri nga rojet që u përleshen me rusët.
Sipas rrëfimit të tij në momentin që ai është afruar bashkë me rojen tjetër Ardian Xhaka për të kapur prej krahu rusin 200 metra nga muri rrethues i Uzinës, ai ka nxjerrë një spraj me të cilin i ka sulmuar në fytyrë dhe në trup.

Lexo edhe: Tentuan të hyjnë në Uzinën e Armëve në Gramsh, sot jepet masa për 3 “spiunët”, akuzat e Prokurorisë

Në dosje thuhet se rojet kanë ndjerë djegie të syve dhe trupit, marrje mendsh dhe djegie të gjoksit dhe supeve, por pavarësisht kësaj e kanë mbajtur personin deri në momentin e ardhjes se forcave të policisë.

Më pas Aldo Bici dhe Ardian Xhaka kanë shkuar në urgjencën e spitalit të Gramshit ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas janë transportuar në Tiranë për ndihme të specializuar.

Dy rusët Svetlana Timofoeva, Mikhail Zorin dhe 25-vjeçari ukrainas Fjodor Mihajlov do të dalin sot para gjykatës së Elbasanit për tu njohur me masën e sigurisë.

Mësohet se avokatët e shtetasve rusë dhe ukrainas janë Kryetari i Dhomës së Avokatisë Elbasan, Demir Çiftja dhe Aldi Kaçi, ndërsa avokati i tretë do të caktohet gjatë seancës.

Seanca do të mbahet rreth orës 11:00.

Lexo edhe: Sot masa për 3 “spiunët” në Gramsh, detaje nga dosja e Prokurorisë, nga dronët deri te predha, çfarë sekuestroi policia

Kujtojmë që ditën e shtunë tre shtetasit e huaj kanë tentuar të hyjnë në Uzinën e Armëve në Gramsh, ndërsa janë pikasur nga dy ushtarakët shqiptarë që kanë qenë në krye të detyrës, Ardi Bici dhe Ardjan Xhaka.

Në momentin që ushtarakët shqiptarë janë afruar dhe ju kanë kërkuar që të largohen, ata janë sulmuar nga shtetasit e huaj, të cilët kanë përdorur sprije. Pas këtij momenti dy ushtarakët shqiptarë janë dërguar në Spitalin e Traumës ku kanë marrë ndihmën mjekësore, ndërsa tre shtetasit e huaj janë ndaluar nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!