Rrëfimi i Mike Tyson/ Ofroi 10 mijë dollarë për t’u ndeshur me një gorillë me shpinë “argjendi”

schedule15:12 - 16 Janar, 2024

schedule 15:12 - 16 Janar, 2024

Dikur, Mike Tyson i ofroi një kujdestari të kopshtit zoologjik 10 mijë dollarë për ta lënë të luftonte një gorillë me kurrizë argjendi, një nga gorillat më të forta në planet. Kjo gjë ka ndodhur rreth viteve ’80 kur Tyson ishte një kampion i pamposhtur i peshave të rënda dhe konsiderohej gjerësisht si një nga luftëtarët më të rrezikshëm në planet.

Tyson dhe e dashura e tij e atëhershme Robin Givens, shkuan në një kopsht zoologjik dhe paguan që të ishin vetëm ata brenda në mënyrë që çifti të shijonte duke parë kafshët pa u penguar nga të tjerët, nga fansat.

Duke eksploruar, kampioni i boksit vuri re një gorillë të madhe me shpinë argjendi i cili ngacmonte gorillat e tjera dhe ish-boksieri donte të vendoste rregull.

“Pagova një punëtor në kopshtin zoologjik të Neë York për ta rihapur ambientin vetëm për mua dhe Robin. Kur arritëm në kafazin e gorillave, aty ishte një gorillë e madhe me kurriz aqrgjendi që vetëm po ngacmonte të gjithë gorillat e tjera. Ato ishin të pafuqishme dhe të pafajshme në krahasim me të. I ofrova shoqëruesit tonë 10 mijë dollarë që ai të hapte derën e kafazit që unë të ndeshesha me atë gorillë të madhe. Sigurisht, ai refuzoi. Ndoshta për të mirën time, ndoshta për të mirën e gorillës”, tha Tyson./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!