Rrëfimi i 76-vjecarit nga Librazhdi: Në komunizëm agjëronim me perde mbyllur

schedule15:43 - 13 Maj, 2021

schedule 15:43 - 13 Maj, 2021

Nga Agim Blloshmi

Muhamet Terziu nga Librazhdi pasi ka agjËruar përgjatë gjithë muajit të shënjtë të Ramazanit, në mëngjes ka marrë pjesë në faljen e Namazit. 76 vjeçari edhe kur komunizmi luftonte besimet fetare mundi të lexojë libra fetarë fshehur.

“Që në 1957 xhaxhai im më dha një libër dritën e zëmrës. Që atëherë nisa të mësoj për fenë. Librat i mbanin më shtëpi nuk na hynte njeri aq thellë,” thotë ai.

Sai i përket agjërimit në kohën e komunizmit ai thotë se ishte e vështirë. Kur duhet të hanin syfyrin mbyllni të gjitha perdet dhe izoloheshin në banesë.

“Mbulonin shtëpinë me perde kur hanim syfyrin. Me zor shumë të madh e bënim,” shprehet besimtari.

Me ndërrimin e sistemit 76 vjeçari e trashëgoi besimin tek fëmijët, nipërit dhe mbesat.

“Ne komplet falemi, edhe fëmijët e vegjël, goca  e gocës,  një vit e gjysëm dhe thotë lutje. Goca  e çunit të pestë na thotë dua mamin dhe babin, dua gjyshin dhe gjyshen po më shumë dua Zotin,” shprehet 76-vjeçari.

Tereziu ndan e një urim për besimtarët që agjëruan gjatë këtij muaji të shenjtë.

“Zotin na i pranoftë, po duhet të jesh besimtar me sy dhe zemër jo me sy dhe faqe!” thotë ai. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!