Rrëfehet Richarlison: Vuaja nga depresioni, psikologu më shpëtoi jetën

schedule10:30 - 28 Mars, 2024

schedule 10:30 - 28 Mars, 2024

Sulmuesi brazilian i Tottenham, Richarlison, ka zgjedhur të flasë për betejën e tij me depresionin pas humbjes së Brazilit në çerekfinale ndaj Kroacisë në Kupën e Botës 2022, kur madje mendoi të linte futbollin.

Sulmuesi zbuloi në shtator se do të kërkonte ndihmë psikologjike. 26-vjeçari u bëri thirrje lojtarëve që të kërkojnë ndihmë për problemet e shëndetit mendor.

“Unë sapo isha duke luajtur në një Kupë Bote, në kulmin tim. Po arrija kufijtë e mi. Nuk e di, nuk do të flas për vetëvrasje, por atje isha në depresion dhe doja të hiqja dorë. Unë dukesha i fortë mendërisht, por pas Kupës së Botës, gjithçka u shkatërrua.

Para se të shkoja në stërvitje, doja të kthehesha në shtëpi, doja të shkoja në dhomën time sepse nuk e di se çfarë po më kalonte në kokë. Unë madje shkova dhe i thashë babait tim se do të tërhiqesha. Është shumë e trishtueshme të flasësh kështu. Çfarë kalova pas Kupës së Botës, ishte e dhimbshme.

Mendoj se terapisti, pavarësisht nëse doja apo jo, më shpëtoi, më shpëtoi jetën. Unë mendoja vetëm marrëzira. Nëse keni nevojë për një psikolog, kërkoni ndihmë sepse ësht shumë mirë të hapesh diku, të flasësh me profesionistin.

Në familjen time ka njerëz që mendojnë se kushdo që shkon te psikologu mendon se është i çmendur. Por të shkoja në një psikolog ishte gjëja më e mirë që mund të bëja në jetën time”, është shprehur Richalrison./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!