Rrëfehet Ramadani: Në Lecce më pritën si në shtëpi, problem kam parkimin

schedule14:10 - 21 Dhjetor, 2023

schedule 14:10 - 21 Dhjetor, 2023

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Ylber Ramadani, ka dhënë një intervistë për prestigjiozen italiane “Gazzetta dello Sport”, ku rrëfen aventurën e tij deri më tani në Itali.

Ramadani është shprehur se përse zgjodhi Lecce dhe cilat janë gjërat që pëlqen më së shumti nga jetesa e re në Itali.

“Që në ditën e parë, këtu më kanë bërë të ndihem sikur jam një nga ata dhe më kanë mirëpritur në mënyrën më të mirë të mundshme. Jetoj në qendër të qytetit, problem kam parkimin. Ushqimi është i shkëlqyer. Pastat me pomodorini dhe picat janë më të mirat.

E dija që nga dita e parë që duhet të jepja shumë më shumë, gjithmonë 100%. Hjulmand ishte i rëndësishëm në këtë klub dhe bëri shumë mirë. E dija që duhet vetëm të punoja fortë.

Në verë, opsion ishte dhe Hellas Verona. Por kur pashë projektin e Lecce, nuk kisha më dyshime”, është shprehur Ramadani./h.ll/abcnews.al