Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rrëfehet poetja laureate Rita Petro: ‘Poema e mungesës’, vargje që burojnë nga dhimbja

schedule14:12 - 8 Janar, 2026

schedule 14:12 - 8 Janar, 2026

‘Poema e mungesës’ është libri i poetes laureate, Rita Petro, e cila vjen në një rrëfim këtë herë në Pas Mesnatë, në ABC News.

“Poezia ka shumë natë, sepse natën e ndjen vetminë shumë më tepër se ditën. Ndjeshmëritë nisin bëhen më të qarta. Kam patur një clirim shumë të madh kur e kam shkruar poemën dhe m’u duk sikur kisha një detyrë të brendshme, sikur më nxiste dikush. Në fakt, janë 5 vite që e kam mbajtur këtë poemë, doja t’i ikja emocioneve të mëdha, të kaloja te dicka që vetmia është pjesë e natyrë së njeriut.” shprehet ajo.

Poetja rrëfen edhe histori reale që kanë frymëzuar krijimtarinë e saj, si ajo e Latifit, i cili “gjeti dashurinë e vërtetë te një grua e martuar”. Një përvojë që Petro e lidh edhe me jetën e saj personale:
“Edhe unë kam dashuruar një burrë të martuar. Nuk e quaj mëkat.”



Sipas saj, mekati dhe virtyti nuk janë kundërvënie absolute, ndërsa poezia shërben si katarsis për t’u çliruar nga gjykimet morale.

“Mekati nuk është më i mirë se virtyti. Vargjet janë mënyra ime për t’u liruar.”

Dashuria, për Ritën, nuk është as kompromis dhe as gjysmë ndjenje: “Dashuria ime nuk ma mbylli kurrë derën. Ajo nuk mund të jetë gjysmë – duhet të bashkojë shpirtin dhe trupin.” E ndërgjegjshme për jehonën që krijon, Petro e pranon pa hezitim se çmimet e saj bëjnë zhurmë, por misioni i saj mbetet i pandryshuar: “Të shenjtëroj poezinë në këto dy vite.”

Një zë rebel, i lirë dhe i pakompromis, Rita Petro vazhdon të sfidojë normat, duke e kthyer jetën dhe dashurinë në poezi të gjallë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!