Rrëfehet Pirro Dhima: S’kam lidhje me shqiptarët, jam puro grek, kujdesi i gjyshes dhe Enver Hoxha

schedule23:57 - 19 Tetor, 2020

schedule 23:57 - 19 Tetor, 2020

Ish-peshëngritësi i njohur Pirro Dhima i është rikthyer edhe njëherë debatit mbi origjinën e tij, që pak ditë më parë shkaktoi reagime të shumta në të dyja anët e kufirit. “Unë jam një grek i lindur në Shqipëri”. Ishte kjo përgjigja që Pirro Dhima i dha gazetares greke Elena Akrita, e cila e cilësonte me origjinë shqiptare.

Për të sqaruar debatin, por edhe periudhën që kaloi në Shqipëri derisa u largua për në Greqi, Pirro Dhima foli në një intervistë të gjatë për një nga mediat e vendit fqinj.

Unë jam grek i lindur në Shqipëri, në Himarë nga gjyshi te gjyshi nga nëna dhe babai“, sqaron ai. “Kjo është nderi im dhe krenaria ime” vijon më tej ai duke u ndaluar më pas te intervista që bëri bujë.

Zonja Akrita shkroi një artikull në favorin tim dhe e falënderoj për fjalët e saj të mira. Por jo me origjinë shqiptare! Unë jam grek nga gjyshi te gjyshi. Unë nuk kam asnjë lidhje me shqiptarët”.

Ai tregon se në Greqi shkoi në 7 shkurt 1991, kur isha 19 vjeç, ndërsa rrëfen përkujdesjen e gjyshes dhe regjimin e Enver Hoxhës. “Gjyshja ime u kujdes për mua, ajo më mori nga babai im nga Tirana sepse familja ime ishte e zënë me punë, dhe kështu që foshnjë isha në Himarë me gjyshen time. Grua e mrekullueshme dhe e mençur.

Partia Komuniste nuk na dha mundësinë për të studiuar në universitete. Vetëm njerëzit e betuar në parti nga Epiri i Veriut ishin të qetë”.

Por ai tregon më tej se trajnimin e filloi në Shqipëri.

Unë fillova të ngre pesha kur isha 7.5 vjeç. Dhe që nga fillimi u konsiderova një nga talentet më të mëdha. Edhe pse më pëlqente futbolli dhe sportet e tjera, rreth moshës 13 vjeç vendosa t’i përkushtohem plotësisht sportit” deklaroi ai./ db/Abcnews.al.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!