Rrëfehet Musta: Olsi dhe stafi i ri më komunikuan të largohesha. Arsyeja? Isha lojtar i dobët

schedule20:55 - 12 Janar, 2022

schedule 20:55 - 12 Janar, 2022

Emiliano Musta tashmë është lojtar i skuadrës së Kukësit, teksa vetëm 24 orë pasi u largua nga skuadra e Partizanit, u zyrtarizua te verilindorët.

Nëpër media është përfolur se mes mbrojtësit shtatlartë dhe skuadrës kryeqytetase kishte një krisje të raportit mes tyre, dhe lojtari e pa të arsyeshme të largohej nga demat.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, Musta është shprehur se stafi i komunikoi largimin dhe kishin një arsye absurde.

“Nga drejtori Olsi Rama dhe stafi i ri teknik m’u komunikua se nuk isha më pjesë e planeve të klubit sepse sipas tyre isha një nga lojtarët më të dobët të skuadrës së Partizanit në pjesën e parë të sezonit. Megjithëse unë mendoj të kundërtën, duke parë situatën e papërshtatshme të krijuar, vendosa të gjej një zgjidhje me klubin dhe prishëm kontratën me marrëveshje”, ka deklaruar mbrojtësi 29-vjeçar.  /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!