Rrëfehet ish-presidenti i Interit: Ishim pranë transferimit të Messi. Pendesa më e madhe? Shitja e Pirlos

schedule11:29 - 20 Dhjetor, 2023

schedule 11:29 - 20 Dhjetor, 2023

Ish-presidenti i zikaltërve, Massimo Moratti, është intervistuar për “Radio Serie A” dhe është rrëfyer për disa ndodhi të viteve më parë.

“Messi? Është e vërtetë, ne ishim afër ta merrnim kur ishte 19 vjeç. E kisha parë gjatë mëngjesit në shtëpi me ekipin argjentinas U19, ai e fitoi ndeshjen i vetëm. Më kishte bërë përshtypje me karakterin dhe klasin e tij. Kishte gazetarë që më pyetën se çfarë mendoja, nëse preferoja atë apo Ronaldinhon. Unë u përpoqa, gjeta kontaktin dhe diskutova, por Barcelona ishte kujdesur mirë për të dhe sigurisht nuk kishte shanse ta lejonte të largohej. Ai filloi të më dërgonte çdo vit fanellën e tij.

Keqardhja më e madhe? Keqardhja ndonjëherë nuk lidhet me gabimin, por me pamundësinë. Mbajtja e Pirlos në skuadër ishte njëri rast, apo trajnerë që mund t’i kisha trajtuar më mirë apo më keq”, është shprehur ndër të tjera Moratti./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!