Rrëfehet Ibrahimovic, suedezi flet për gjithçka: Tek Inter u bëra më profesionist, Balotelli e hodhi poshtë karrierën e tij. Raiola ishte si baba për mua

schedule16:39 - 15 Tetor, 2023

schedule 16:39 - 15 Tetor, 2023

Nga skena e Festivalit Sportiv të Trentos, Zlatan Ibrahimovic ka folur për shumë pika të karrierës së tij.

Në Inter, Ibra më i fortë ndonjëherë? U ndjeva më i fortë se kur isha te Juvenuts, më i kompletuar, por jo në më të mirën time. Mancini më dha besim dhe përgjegjësi. Interi nuk kishte fituar skudeton për 17 vjet, pastaj erdha unë dhe fituam tre vjet radhazi.

Balotelli? Ai kishte shumë mundësi për të shfrytëzuar talentin e tij dhe për të ndryshuar të ardhmen e tij. nuk e bëri kurrë, kjo është e vërteta. Goditja me takë e Leaos në Champions kundër Newcastle krahasuar me atë të Balotellit me City? Jo, nuk mund ta krahasosh. Nëse shënon në atë kënd, je një gjeni, dhe vetëm gjenitë e kuptojnë se çfarë duhet të bëjnë në atë moment. Kjo është arsyeja pse ai është në fushë dhe Balotelli në tribunë.

Më i mirë Leao apo Zlatan? Zlatan, por Zlatan krijoi Leaon. E ardhmja? Tani kam më shumë oferta se sa kur luaja, por dua të vazhdoj të bëj ndryshimin. Nuk dua të jem symbol. Milan? Kam pasur disa takime, le të shohim.

Transferimi në Barcelonë? Të shkosh në Barcelonë ishte ëndrra e të gjithëve në atë kohë. Kisha dhënë gjithçka tek Interi dhe doja të rritesha dhe të përmirësohesha. Kur më thirri Barça isha i emocionuar. Tek Interi kisha bërë më të mirën, doja të rritesha edhe më shumë dhe të provoja sfida të reja për të kuptuar dhe testuar veten, ishte një sfidë me veten time. Gjashtë muajt e parë shkuan mirë, më pas atmosfera dhe mendimet ndryshuan. Gjysmëfinalja me Interin në Champion League? Nëse do të kishte VAR në atë kohë, gjërat do të kishin shkuar ndryshe.

Kujtimet me Mino Raiola? Takova një person fantastik, ai u bë si baba dhe shok. Një këshilltar për gjitçka. Gjatë sëmundjes së tij kam qenë me të pothuajse çdo ditë e deri në përfundim të jetës së tij. Nuk ishte e lehtë për mua të shikoja një person që më mbështeti çdo ditë të ndahej nga jeta.

Kampionatet e Juventusit? Janë 38, jo 36. Sepse ne luftuam çdo ditë për të gjithda ndeshjet dhe bëmë gjithçka në fushë. Kush ishte në atë ekip e di se çfarë bëri, treguam se ishim më të fortët në Itali.

Berlusconi? Kam pasur një marrëdhënie të mirë me Berlusconin, ai ka një atmosferë. Ai ishte zoti i Milanit. Që kur mori Milanin, ai ndryshoi historinë e futbollit dhe të Milanit. Ai më ktheu lumturinë pas kohëve të vështira në Barcelonë. Falë tij shkova në Milano. Më stimuloi si njeri dhe si futbollist”, është shprehur ndër të tjera Ibrahimovic./h.ll/abcnews.al