Rrëfehet Egli Tako: Nga dyshimet e para për Olsi Bylykun deri tek planet për dasmë dhe fëmijë

schedule22:09 - 3 Korrik, 2021

schedule 22:09 - 3 Korrik, 2021

Egli Tako ka qenë e ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në ABC për të folur për këngën e saj të parë “Adios”, por edhe për t’u ndalur tek jeta në çift me Olsi Bylykun.

Ajo ka treguar se në fillim ka qenë shumë skeptike dhe dyshuese në lidhje me Olsin, për shkak të moshës dhe kulmit të famës së tij duke menduar se ai nuk do angazhohej seriozisht në marrëdhënien e tyre.

“E para ka qenë pak mosha. Duke marrë pak parasysh moshën e Olsit dhe vendin ku gjendej Olsi në atë moshë. Tani të jemi realist, të gjithë djemtë e përdorin pak mirëqënien e tyre ndoshta për të dalë nga rruga e Zotit. Kisha frikë se ishte goxha i ri dhe kur do t’i shijonte këto vite nëse jo tani. Në fakt ai zgjodhi vetë ta bënte këtë gjë dhe tha mënyra sesi unë e konceptoj shijimin e jetës dhe lumturinë është kjo dhe ti nuk ke të drejtë të më thuash të bëj diçka tjetër, sepse kjo është lumturia për mua të kem një femër sa për 100 të tjera dhe të më lërë të fokusohem tek karriera ime”, është shprehur Egli.

Ajo është pyetur nga moderatorja Jonida Shehu nëse kanë plane për të ndërtuar një familje me Olsin dhe Egli u përgjigj: “Unë jam me teorinë që momenti kur unë duhet të bëhem nënë duhet të vijë në kohën e duhur. Asgjë nuk mund ta zëvendësojë prioritetin më të madh në jetë të një femre. As karriera, as muzika, as asgjë. Muzika është dashuria ime, por ka dashuri e dashuri mbi muzikën. Në momentin që të vjen mosha dhe momenti i duhur, patjetër që nuk bëj kompromise për asgjë për të ndërtuar familje”

Jonida Shehu: Olsi do?

Egli Tako: Patjetër.

Jonida Shehu: Nuk është momenti tani besoj?

Egli Tako: Absolutisht jo. Tani jemi shumë herët, por më beso që kur të vijë momenti ne nuk bëjmë kompromise kur vjen fjala për familje.

Jonida Shehu: Do bëni një dasmë të madhe?

Egli Tako: Po pse jo. Njëherë martohet njeriu. E kemi menduar, por jo në plane afatshkurtra. Jo tani afër patjetër. Thjesht në bisedime që mund të bëjmë, kur bie fjala për të ardhmen dhe bëjmë ato planet tona, patjetër që dasma është një prej ditëve të shënuara. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!