Rrëfehet Cannavaro: Capello i vërtetë ishte në Spanjë, atje vuajta shumë

schedule12:19 - 22 Prill, 2020

schedule 12:19 - 22 Prill, 2020

Ish-mbrojtësi i Italisë, Fabio Cannavaro, ka kujtuar fillimin e tij të vështirë tek Real Madrid. E vetmja anë pozitive e tij ishte njohja që kishte me trajnerin Fabio Capello, me të cilin kishte kaluar disa sezone në Itali tek Juventusi.

“Në fillim, nuk ishte aspak e lehtë. Unë kalova tre muaj shumë të vështirë pasi në Spanjë luhet një futboll krejt tjetër nga ai në Itali. Në La Liga loja është më individuale dhe ka më pak lojë në grup”, shpjegon Cannavaro, i cili u transferua në “Santiago Bernabeu” pasi fitoi Kupën e Botës me Italinë në vitin 2006.

“Mbaj mend se po afronin Krishtlindjet dhe unë akoma nuk kisha gjetur një vend për të jetuar. Deri në atë kohë kisha qëndruar në një hotel. U takova menjëherë me Capello dhe i thashë që nuk mund të vazhdoj më këtu dhe i kërkova të më largonte nga ekipi.

Ai ishte shumë i qetë dhe më tha vetëm të qetësohesha dhe nuk do të më largonte”, vazhdon  Cannavaro për “Sky Sports Italia”. “Në Madrid unë u njoha me Capellon e vërtetë. Tek Juventusi ai pati një ekip shumë të fortë dhe në finalen e Kupës së Botës në Berlin kundër Francës, një pjesë e madhe e Italisë ishin lojtarët e Juventusit.

Edhe në Spanjë ai pati sukses, pasi ne arritëm të fitonim kampionatin, duke qenë në një disavantazh prej shtatë pikësh nga Barcelona”, përfundoi Cannavaro, fituesi i “Topit të Artë” në vitin 2006. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!