Rrëfehet 39-vjeçari që i vuri zjarrin katedrales së Nantes, rrezikon 10 vite burg

schedule09:04 - 27 Korrik, 2020

schedule 09:04 - 27 Korrik, 2020

Autoritetet franceze kanë marrë sërish në pyetje të dyshuarin për zjarrrëvenien e katedrales së Nantes më 18 Korrik. 39 vjeçari nga Ruanda, i cili punonte si vullnetar në Kishë ka pranuar autorësinë,ndërsa rrezikon 10 vite heqje lirie.

Ai ka treguar për grupin hetimor se  ka qenë përgjegjës i zjarrit që përfshiu katedralen e shekullit të XV.  Avokati i tij Quentin Chabert ka deklaruar se 39 vjeçari ka pranuar autorësinë e krimit dhe së është penduar për aktin e rëndë që ka kryer.

Përgjatë rrëfimit të tij autori ka shpjeguar se brenda godinës kishte ndezur tre vatra zjarri, 2 në afërsi të organos së katedrales dhe një te kabina elektrike e godinës.

39 vjeçari nga Ruanda, ishte arrestuar disa ditë më parë nga policia por u la i lirë. Ndërkohë që  është ndaluar për t’u hetuar sërish këtë fundjavë.   Pavarësisht pranimit të autorësisë, mbeten ende të panjohura shkaqet e zjarrvënies. Megjithatë, autori i veprës penale rrezikon 10 vite burg./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!