“Rrebeshe” sulmesh ruse gjatë natës, Ukraina tanimë ka “mburojë”

schedule09:31 - 26 Janar, 2023

schedule 09:31 - 26 Janar, 2023

Mbrojtja ajrore ukrainase, ka thënë se ka rrëzuar të gjithë dronët rusë, në valën e re të sulmeve një natë më parë.

Në total janë rrëzuar 15 të ashtuquajtur dronë kamikazë vetëm mbi kryeqytetin ukrainas, Kiev, ka thënë administrata ushtarake e këtij qyteti të enjten në mëngjes.

Sipas saj, ushtria ukrainase ka lëshuar 24 dronë nëpër Ukrainë.

Ky informacion nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.

Të enjten në mëngjes, në Ukrainë është lëshuar një tjetër alarm, për shkak të sulmeve të dyshuara ruse.

Rusia e ka nisur luftën në Ukrainë 11 muaj më parë.

Prej muajit tetor, ushtria ruse ka sulmuar kryesisht infrastrukturë kritike ukrainase me raketa dhe dronë luftarakë.

Në mes të dimrit, ukrainasit po përballen me ndërprerje të energjisë, dhe në disa raste edhe me ndalje të furnizimeve me ujë dhe ngrohje.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!