Rrapaj: Barazimi në derbi i mirë! Vllaznia? Ta mbyllin që ndeshjen e parë

schedule13:57 - 9 Mars, 2022

schedule 13:57 - 9 Mars, 2022

Arinaldo Rrapaj ishte ai që foli ditën e sotme para mediave në prag të ndeshjes me Egnatias. Fillimisht ai preku barazimin në derbi kundër Tiranës: “Mendoj se ishte një ndeshje e mirë, besoja se do fitonim. Humbëm një rast të pastër. Barazim i kënaqshëm. Nuk fituam dot, por të shohim përpara”.

Sa i takon sfidës kundër Egnatias dhe gjysmëfinales me Vllazninë, vlonjati shtoi: “Luajmë për fitore çdo ndeshje. Do stërvitemi fort për të fituar. Do ta shikojmë kundërshtarin gjatë video-analizave. Shpresojmë të fitojmë.

Shorti në kupë? Çdo kundërshtar është njëlloj, të tria ishin të forta. Me Vllazninë, tani që nuk ka gol fushe, do mundohemi të shënojmë sa më shumë dhe ta zgjidhim që në ndeshjen e parë. Europa? Nga kampionati është më e vështirë. Nga Kupa janë dy ndeshje”.

“Jam përshtatur me çunat, kemi krijuar një grup të mirë. Deri tani më ka ecur mirë. Ky është sezoni më i mirë për mua, shpresoj të vazhdoj kështu. Jam i përqendruar këtu. Nëse vijnë ofertat, OK. Më pëlqen të luaj në Gjermani, por të mendojmë për momentin pastaj të shikojmë çfarë na sjell e ardhmja”, përfundon Rrapaj. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!