Një 22-vjeçar nga Mati me iniciale A.D është arrestuar nga policia pasi ka goditur me sende të forta xhaxhanë dhe djalin e tij.
Nuk dihen ende shkaqet që kanë sjellë konfliktin mes tyre.
“Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti në familje.
Goditi me sende të forta xhaxhanë dhe djalin e tij, vihet në pranga 22-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pasi kanë marrë informacion se në fshatin Burgajet, Mat, po ndodhte një konflikt në familje, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë kanë parandaluar konfliktin e mëtejshëm që mund të kishte pasoja të rënda.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
A.D., 22 vjeç, banues në fshatin Burgajet, Mat.
Ky shtetas, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta xhaxhanë e tij shtetasin H. D., 58 vjeç dhe djalin e xhaxhait, shtetasin A. D., 27 vjeç”, njofton policia./abcnews.al