Policia e Tiranës ka arrestuar tre presona gjatë 24 orëve të fundit për dhunë në familje.
Blutë e Tiranës bëjnë me dije se një prej të arrestuarve është një 43 vjeçar nga fshati Koçaj, i cili kishte zënë me forcë tokën pas një sherri me vëllezërit e tij ndërkohë që edhe i kishte rrahur.
Dy të tjerët janë arrestuar për dhunë fizike dhe psikologjike ndja bashkëshorteve të tyre.
Njoftimi i plotë
Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 3 shtetas, për dhunë në familje.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit A. I., 43 vjeç, pasi në fshatin Koçaj, pas një konflikti për motive pronësie me dy vëllezërit e tij, shtetasit Y. I dhe D. I., ka pushtuar me anë të forcës dhe dhunës tokën në pronësi të tyre, duke ushtruar dhunë fizike.
Nga specialistet për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, i shtetasit F. K., 32 vjeç, sepse ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike sistematikisht ndaj bashkëshortes, në banesë.
Po nga specialistet për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. Zh., 38 vjeç, sepse ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, në banesë.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al