Rrahu tre vajza me shqelma dhe shkopinj në Prishtinë, dorëzohet autori

schedule12:50 - 3 Shtator, 2021

schedule 12:50 - 3 Shtator, 2021

I dyshuari që një ditë më parë rrahu me shqelma e shkopinj tre vajza në Prishtinë është dorëzuar në stacionin e Policisë në Gjakovë, raporton Gazeta Express.

Gazeta Express ka mësuar nga burime të sigurta në Policinë e Gjakovës se i dyshuari është vetëdorëzuar në polici për disa lëndë që i ka pasur në Komunën e Rahovecit.

Ky burim thotë ai të kalohet nën kompetencat e Policisë së Prishtinës lidhur me rastin e sulmit fizik ndaj tri vajzave që ndodhi dje në kryeqytet.

“Mund ta konfirmojmë se është vetëdorëzuar, për disa raste që i ka në Rahovec. Policia e Rahovecit ka kontaktuar me atë në Prishtinë, pas procedimit të lëndëve që i ka në Rahovec, do të kalohet në kompetencë të policisë në Prishtinë për rastin “sulm fizik” që po dyshohet” tha ky burim. /Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!