Rrahu të moshuarën dhe i vodhi 150 euro, por 80-vjeçarja plagos në fytyrë grabitësin

schedule13:41 - 29 Shtator, 2022

schedule 13:41 - 29 Shtator, 2022

Një 50-vjeçar ka hyrë nga ballkoni në shtëpinë e një gruaje të moshuar në Termini Imerese (Palermo) për ta grabitur.

E moshuara ishe në gjumë, kur hajduti e ka rrahur dhe i ka vjedhur 150 euro.

Por 80-vjeçarja ka reaguar menjëherë dhe e ka plagosur në fytyrë hajdutin teksa ai po përpiqej të ikte nga dritarja. Më pas ka thirrur fqinjët dhe karabinierët të cilët arrestuan 50-vjeçarin.

E moshuara ka përshkruar në komisariat se si ndodhi grabitja me saktësi.

Falë informacioneve të dhëna nga viktima dhe atyre të mbledhura nga karabinierët, u konfirmua arrestimi i burrit.

Ai akuzohet për vjedhje dhe dhunë. Lekët e vjedhura janë kthyer te e moshuara./Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!