Një 24-vjeçar i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj një polici është arrestuar nga blutë e kryeqytetit.
Mësohet se në pranga ka rënë A. G., 24 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Apelit Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Dhuna në familje”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Abcnews.al/