Një 32 vjeçar në Tiranë ka rënë në pranga për dhunë në familje.
Sipas policisë 32 vjeçari ka rrahur gruan e tij në sytë e fëmijëve, të cilët janë të mitur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit T. A., 32 vjeç, pasi në prezencë të fëmijëve të mitur, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes”, thotë policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/abcnews.al