Një 51-vjeçar në Fier ka rënë në prangat e policisë, pasi ka harruar bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur dhe me urdhër mbrojtjeje.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Roskovec arrestuan në flagrancë shtetasin 51 vjeç, banues në fshatin Velmish, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje“, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./abcnews.al