Një 29-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Elbasanit. Mësohet se 29-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.
“Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasin 29 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij“, thuhet në njoftimin e bluve.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./abcnews.al